In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hoti thotë se LDK’në nuk mund ta dirigjojë askush

me 21 Maj 2020 ora 22:54

U Kopjua

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë edhe ndodhen përplasjet.

Ai ka thënë se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me VV-në, e cila sipas tij dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së.

Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Në një intervistë për RTV 21 Hoti ka thënë se në qeverinë e tij në disa ministri do të vendosen nga 3 zëvendësministra.