Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hoxhaj pyet Kurtin: A është krijimi i Asociacionit qëllimi i juaj pas veprimeve të fundit në Veri?

11:42 / 04 Gusht 2022

U Kopjua

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar qasjen Albin Kurti, kur ai ka pranuar të zmbrapset nga implementimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit në Veriun e Kosovës.

“Të dielën të gjithë kemi qenë së bashku, por të hënën kemi filluar të dallojmë kur jeni tërhequr”, ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çka po dëshiron të arrijë me “veprimet e fundit në Veri”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngritur si dilemë se nëse qëllimi i kësaj tërheqjeje ka qenë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Cili është zingjiri i ngjarjeve që do të prodhohet, me takimin e gushtit, dhe me situatën e 1 shtatorit? A është qëllimi që të krijohet Asociacionin, që të krijohen fakte në terren?”, ka pyetur Hoxhaj.

“Nëse kryeministri po thotë se qëllimi i tij është që njohja e ndërsjellë të jetë në qendër, jo në fund, frika ime është se pas të dielës kryeministri ka me u marrë në dialog me problemet që i ka krijuar vet”, ka shtuar ai.

Ndrysh kritik ndaj qasjes së kryeministrit Kurti në raport me Veriun e Kosovës ka pasur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Sipas tij Kurti nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë.

“Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetit të plotë, ai duhet të zinte vend së pari në fushën e ekonomisë. Po flas për reciprocitet që garanton kushte të barabarta për ndërmarrësit e të dyja vendeve. Kjo ka pasoja direkte ekonomike për të penalizuar prodhuesit tanë. Ky do të ishte ndër hapat më të rëndësishëm. Përderisa nuk ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje e masave po na jep përshtypje që këto masa janë qëllime instrumentale”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të enjten.