In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Huawei bojkotohet nga Perëndimi, mbijetesa i bëhet prioritet kryesor për vitin e ri

me 31 Dhjetor 2019 ora 10:22

U Kopjua

PRISHTINË | 31 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Kompania teknologjike kineze, Huawesi, ka thënë se mbijetesa është objektivi kryesor i saj gjatë vitit 2020 pas njoftimit për rënie të madhe të shitjeve nga bojkotimi që ia bënë prodhimeve të saj vendet perëndimore.

Eric Xu, shef i kësaj kompanie, tha se të hyrat nga shitjet gjatë vitit 2020 pritet të jenë rreth 121 miliardë dollarë amerikanë, rreth 18 për qind më shumë se në vitin që po e lëmë pas, por shumë më pak sesa ishte pritur më parë.

Në janar të këtij viti, kompania që iu ndalua bashkëpunimi me firmat amerikane për shkak të dyshimeve për shkelje të sigurisë kombëtare kishte parashikuar shitje prej 125 miliardë dollarësh vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalimit të fundvitit para punëtorëve, shefi i kompanisë e akuzoi qeverinë amerikane për një fushatë afatgjate dhe strategjike kundër Huawei-t, e cila do të krijojë një mjedis sfidues për mbijetesë.

Përderisa ekspertët e telekomit e cilësojnë këtë kompani si lidere botërore për rrjetin 5G, Huawei është përballur me pengesa ligjore dhe dyshime nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ka me qeverinë kineze.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se teknologjia e kësaj kompanie paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, ndonëse këto akuza janë hedhur poshtë nga udhëheqësit e Huawei-t, shkruan “The Guardian”.