In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Huawei: Telefonat 5G me çmim nën 150 dollarë vijnë në fund të vitit

me 22 Janar 2020 ora 10:01

U Kopjua

PRISHTINË | 22 JAN 2020 |  Nga KosovaLive

Ndërsa aktualisht nuk ka shumë telefona 5G në ofertë, pritet që tregu do të vërshohet me modele që ofrojnë mbështetjen e rrjetit të gjeneratës së ardhshme këtë vit. Kompania kineze “Huawei” premton telefona me mbështetje për 5G, me çmim nën 150 dollarë, të cilët do ta paraqiten gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, raporton TweakTown.

“Huawei” beson se 5G do të jetë një hit i madh në treg në të ardhmen, kështu që ofrimi i telefonave të përballueshëm 5G në tregun kinez mund të jetë një hap i vërtetë biznesi.

Kompania kineze mund t’i përdorë shërbimet e veta mobile në një telefon si ky, i cili në forma të ndryshme mund të shërbejë si një zëvendësim për ekosistemin Google Android. shkruan KOHA Ditore.

Sigurisht, mbetet të shihet se me çfarë procesori do të pajisen telefonat e tillë të lirë me mbështetje për 5G, duke pasur parasysh që një telefon me një çmim prej nën 150 dollarë nuk do të jetë në gjendje të ofrojë shpejtësi 5Gbps+ të cilën e premton 5G.