In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hulumtuesit, me pikëpyetje rreth idhullit të argjilës, “Fytyra e Zotit”

me 8 Gusht 2020 ora 20:07

U Kopjua

Arkeologët kanë zbuluar një figurë prej argjile në rrënojat e lashta të atij që mund të ketë qenë dikur një pallat në lindje të Jerusalemit, në Khirbet Qeiyafa në Izrael. Figurina në fjalë është e gjatë vetëm dy inçë, duke i pasur lehtazi të ravijëzuara hundën, sytë, gojën dhe veshët.

Por sipas Yosef Garfinkelit, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në “Hebrew University” në Jerusalem, idhulli i argjilës mund të jetë një paraqitje e lashtë e zotit hebre, YHWH apo Yahweh, transmeton Kosova.LIVE shkrimin e Express.co.uk.

Profesori Garfinkel ka ngritur mëtime duke sugjeruar se koka i përkiste një figurine më të madhe që kalëronte, e që mund të lidhet me pasazhe të errëta të Biblës.

Ai ka thënë: “Meqë baza e qafës së figurës është e punuar mirë, koka me gjasë ka qenë e bashkëngjitur te një objekt tjetër, qoftë trup apo vazo qeramike”.

“Me majën e rrafshët, koka ka sy të theksuar, veshë dhe hundë”.

“Sytë janë bërë në dy faza: ata fillimisht i ishin shtuar fytyrës si vrima të rrumbullta argjile dhe pastaj ishin theksuar për të krijuar kokërdhokë”.

“Për shkak se veshët janë të shpuar, figura mund të ketë bartur edhe vëth. Përreth majës së kokës është një rreth me vrima”.

Dy idhuj të ngjashëm dhe dy figura kuajsh janë zbuluar po ashtu gjatë një gërmimi në Tell Moza. Por, teoria qëndron në kundërthënie të plotë me Biblën, që shprehet kundër çdo forme të idhujtarisë. Fragmente të tilla si Isaiah 42:8 dhe Joshua 24:14 diktojnë ligje të rrepta rreth adhurimit hebre.