In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hysen Beqa:Rënia e “Führerit”

me 26 Mars 2020 ora 19:36

U Kopjua

Z.Kurti e meritoj të shkarkohej,sepse bota demokratike nuk do të lejonte edhe një tjetër kopje t ë “Führer”-it, e me mendësi marksiste.

Dje,në seancën parlamentare ish-kryeministri Kurti haptazi doli me qëndrimet e tij publike,të betonuara e anti-amerikane.

Madje ai shkoj deri në atë pikë ku e fyu Shtëpinë e Bardhë duke satirizuar me të dhe quajtur shtëpi të gjelbërt,të verdhë e të kuqe.
Pra, shtëpinë e bardhë e krahasoj me ngjyrat e shtëpisë fantome “shtëpia e verdhë”( shtëpi kjo e krijuar nga sigurimi serb përmes së cilës kinse janë bërë krime nga shqiptarët e Kosovës dhe UÇK-së, ndaj popullit Serb).

Me këto prononcime s’mund t’i themi ndryshe përveq se një blasfemik.
Ai e katranosi edhe më tej, tha se me të dërguarin e Trump nuk ishte pajtuar pothuajse asgjë. Z.Kurti, publikisht deklaroi: Presidenti i Kosovës më tha:”Hiqe atë taksë dhe eja me mua në shtëpinë e bardhë në Amerikë, e nënshkruajmë marrëveshjen dhe e heqim qafe Serbinë përgjithmonë”. Me mburrje e me një ton te ngritur e kërcënues, Kurti tha se nuk e pranova kërkesën e presidentit ! Z. KURTI:- Çfarë presin qytetarët e këtij vendi nga politika, përveq se të heqin qafe Serbinë përgjithmonë? Personalisht, kam besuar se z. Kurti me ardhjen në pushtet do të fillonte të punonte,ose të paktën do të bënte përpjekje për të punuar më mirë se të tjerët.

Të gjitha kushtet i kishte të plotësuara. Numrat parlamentar po, buxhet të konsiderueshëm po, ekip qeverisës mjaftueshëm të mirë për të qeverisur po Pyetjet e mia konkrete janë:- Çfarë ka ky njeri? , -Çfarë kërkon tjetër ?
-Çfarë e mundon, ku e ka hallin? Do ishte mirë të na tregonte dhe do na hiqej kjo kërshëri !

Tashmë, dihet që je një njeri i lexuar,por duket se të është ngatërruar komunikimi masiv me manipulimin e masave.

Për këtë të fundit ta jap dorën,fatkeqësisht je mjaftueshëm i aftë te depërtosh në mendjet e izoluara të shumë injorantëve të këtij vendi.