In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hyseni në Amerikë, sot nis takimet me zyrtarë të lartë amerikanë

me 3 Gusht 2020 ora 08:21

U Kopjua

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka mbërritur dje në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Hyseni ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm do të fillojë takimet e planifikuara.

Hyseni pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Skënder Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.