In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hyseni thotë se nuk e pati në axhendë Grenellin: Më kërkoi falje që nuk qëlloi në Washington

me 6 Gusht 2020 ora 22:07

U Kopjua

Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar falje që nuk është takuar me të në Uashington.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka mohuar të ketë kërkuar një takim me Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

“’Pompeo nuk do ta takojë Hysenin’ – a ka gjë më absurde?. Nuk jam aq i padijshëm sa ta kërkoj një takim të tillë. Edhe po të ishte e mundshme, nuk kam interes ta kërkoj një takim të tillë”.

“Në rend të parë unë nuk kam shkuar në Uashington për ta takuar Grenellin i cili është në Kaliforni. Dihet sa është distanca ndërmjet Uashingtonit dhe Kalifornisë. Nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell”.

“Ai ka qenë në dijeni se unë jam në Uashington dhe ka kërkuar falje që nuk do të mund të jetë atje”.

“Mirëpo më ka shkruar dhe më ka lutur që të bisedoj në telefon pasi të mbarojë takimi dhe kjo ka ndodhur”.

Hyseni i ka quajtur spekulime raportimet se Grenell ka refuzuar të takohet me të.

“E them me keqardhje se është një spekulim i madh nga i njëjti burimi që e lëshon një gënjeshtër se Grenell refuzon ta takojë Hysenin. Unë u detyrova të reagojë dhe të them se s’ka pasur refuzim pasi që nuk ka pasur kërkesë për takim”.