In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

I pakënaqur me trajtimin që po i bëhet: Ky futbollist po mendon të dorëhiqet nga Kombëtarja e Kosovës

me 12 Tetor 2020 ora 23:03

U Kopjua

Lirim Kastrati ditën e djeshme është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Ai poashtu nuk është aspak i kënaqur edhe me vendimet e trajnerit, Challendes, i cili po e lë si opsion anësorin kosovar.

Sipas burimeve të Periskopit, ky i fundit është duke menduar të mos u përgjigjet më fare ftesave të Bernard Challandesit, pasi pretendon se padrejtësisht po injorohet, pavarësisht formës së mirë.

Sipas këndvështrimit të tij, ai asnjëherë nuk u ankua për minutazhë kur Milot Rashica dhe Arbër Zeneli ishin në top formë, andaj e ka të paqartë si ka mbetur opsion i tretë tani kur ka shumë mungesa në Kombëtare dhe lojtarët që po preferohen para tij janë në formë më të dobët.
Pas ndeshjes me Greqinë, ai po e konsideron opsionin që të mos aktivizohet më fare me ‘Dardanët’.