In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

I provokoi tifozët e Interit duke ua tregar gishtin e mesit, lojtari i Milanit rrezikon të skualifikohet

me 19 Tetor 2020 ora 17:08

I tifosi del Milan espongono uno stendardo contro l'allenatore dell'Inter Leonardo questa sera, 2 aprile 2011, allo stadio Giuseppe Meazza di Milano prima del derby. MATTEO BAZZI / ANSA

U Kopjua

Një gjest shfryrje që mund t’i kushtojë! Pasojë e tensionit të akumuluar nga derbi dhe shpërthimi pasi arbitri i dha fund ndeshjes. Davide Calabria nuk u përmbajt ndaj tifozëve të Interit në tribunë..

Mbrojtësi i Milanit, një nga më të mirët në fushë në derbin e së shtunës kundër Interit, ngriti gishtin e mesit në një mënyrë flagrante, i drejtuar nga tribuna kryesore e San Siro-s ku ndodheshin 1 mijë tifozët e Interit që e kishin vërshëllyer dhe sharë!

Një gjest që ka aromën e ngacmimit, por konsiderohet mjaft serioz nëse bëhet nga një lojtar që sapo ka përfunduar ndeshjen e tij.

Imazhi i gishtit të mesëm të Calabria u bë viral në rrjetet sociale në fund të derbit. Tifozët zikaltërit u tërbuan kundër mbrojtësit të Milanit, i akuzuar si fajtor për provokim pas fitores 2-1 të ekipit të tij.

Tani Calabria, sipas Corriere dello Sport, do të rrezikonte një skualifikim. Por gjithçka varet nga raporti i trupës arbitrare: nëse gjyqtari Mariani do të ketë shkruajtur në raport gjestin e lojtarit do të vinte një sanksion disiplinor. Përndryshe Calabria ka shpëtuar, pasi nuk është një episod i provës televizive.