In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ikballe Huduti lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

me 1 Dhjetor 2021 ora 11:19

U Kopjua

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e akuzuara Ikballe Berisha-Huduti, u lirua nga akuza për shtytje në terrorizëm.

Aktgjykimi ndaj Berisha-Hudutit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara Ikballe Berisha- Huduti, e akuzuar se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerje të veprave terroriste”, lirohet nga akuza, për shkak se nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjykatësi Ismajli tha se ky vendim erdhi pas shqyrtimitdhe  analizimit të të gjitha provave një nga një, unanimisht konform neneve  157, par.2 359, par.1 dhe 2. dhe neni 364. par.1. pika .1.3. të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor prej 15 ditësh nga momenti kur pranohet në formë të shkruar dhe me arsyetim të zgjeruar.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga  neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.