In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

IKSHPK – qytetarëve: Vëjeni gishtin në kokë, mund të shkaktoni shpërthim të koronavirusit me këto veprime

me 26 Mars 2020 ora 23:16

U Kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka njoftuar edhe për 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkruar në 86, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin dhe të mos i shkelin rekomandimet kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan Kosova.LIVE

“Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!”, ka tërhequr vërejtjen IKSHPK.

“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!”, vijon apeli dëshpërues i Institutit të Shëndetit Publik.