In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Inter i “frikshëm” e mund bindshëm Genoan e Valon Behramit, e përforcon kreun e Serie A

me 28 Shkurt 2021 ora 19:35

U Kopjua

Interi e ka përforcuar vendin e parë në Serie A duke i ikur shtatë pikë rivalit Milan, pas një fitoreje tjetër bindëse 3:0 kundër Genoas të dielën, e cila ishte e katërta radhazi në ligë.

Romelu Lukaku, Matteo Darmian dhe Alexis Sanchez shënuan për një fitore tjetër bindëse të skuadrës së Antonio Contes në San Siro, raporton Gazeta Express.

Zikaltrit po vinin nga një triumf madhështor kundër rivalit të qytetit, Milan – i cili ishte një duel i drejtpërdrejt për titull mes tyre pas një kohe të gjatë – një javë më parë, të vetëdijshëm se fitorja ndaj Genoas duhej të arrihej patjetër, gjë që e kishte pranuar edhe Conte ditë më parë.

Dhe pikërisht këtë e arritën, në një ndeshje të cilën e mbizotëruan plotësisht nga fishkëllima e parë deri te ajo e fundit.