In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Inter rrëmben Kupën e Italisë (VIDEO)

me 12 Maj 2022 ora 08:07

U Kopjua

Pas superkupës, Inter ka arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Italisë.

Kjo pas fitores kundër Juventusit me rezultat 2:4.

2:2 përfundoi koha e rregullt e lojës, kjo nuk mjaftoi për ta përcaktuar fituesin.

Prandaj, loja shkoi në vazhdime.

Barella i dha epërsinë e hershme Interit që në minutën e shtatë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por e dyta filloi furishëm nga ana e Juventusit, që realizoi dy gola në minutat 50 dhe 52 dhe realizues ishin Sandro dhe Vlahoviq, por barazimin 2:2 Interit ia siguroi Hakan Calhanoglu me golin e tij të realizuar nga penalltia në minutën e 78.

Në vazhdime “Neroazzurët” ishin më të mirë në fushë dhe realizuan edhe dy gola të tjerë. Ishte kroati Ivan Perishiq, që realizoi dy gola, njëri nga penalltia në minutën e 98 dhe pastaj edhe një gol shumë të bukur nga afër zonës në minutën e 116.

Ky është trofeu i dytë për skuadrën e Inzaghit në këtë vit, pasi ata rrëmbyen edhe Superkupën e Italisë.