In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Interesim i jashtëzakonshëm për bileta në Mitrovicë para lojës së sontme Trepça – Peja

me 12 Maj 2022 ora 14:34

U Kopjua

Trepça dhe Peja do a zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Dhe, interesimi për këtë lojë në Mitrovicë është i jashtëzakonshëm.

Mijëra tifozë janë drejtuar sot drejt pikave të shitjes së biletave, në kërkim të një vendi për ta shijuar nga afër spektaklin e sontëm.

Kosova.LIVE ka siguruar foto ekskluzive nga vendi ku po shiten biletat, ndërsa interesimi i tifozëve është shumë më i madh se që ka kapacitet palestra “Minatori”.

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:30.

“Xehetarët” e kanë fituar lojën e parë dhe sonte përballë “Torcidës” do ta kërkojnë edhe fitoren e dytë dhe me këtë rast t’i afrohen finales së madhe.

Siç dihet, në serinë gjysmëfinale ekipi që i bën tri fitore shkon në finale.