In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Interi e ofron Eriksenin për Torreiran

me 20 Janar 2021 ora 11:49

U Kopjua

Interi është duke menduar për një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë Christian Eriksen-Lucas Torreira.

Zikaltrit kanë nevojë për një zëvendësues të Marcelo Brozovicit dhe po mendojnë për mesfushorin e Arsenalit, i cili është i huazuar në Atletico Madridi këtë sezon, transmeton Kosova.LIVE

Për Torreiran, i cili ka luajtur për Sampdorian në të kaluarën, kanë shprehur interesim edhe Fiorentina dhe Torino.

Trajneri Antonio Conte e kishte vendosur Eriksenin në rolin e organizatorit kundër Fiorentinës, por mesfushori danez u la në stol për 90 minuta kundër Juventusit të dielën dhe sipas shumë mediave italiane, zikaltrit dëshirojnë ta shesin atë.

26-vjeçari i ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, derisa Torreria i ka zhvilluar 13 ndeshje për Atletico Madridin.

Bisedimet mes Interit dhe Arsenalit nuk kanë nisur ende, por Erikseni mund të kthehet në Premierligë në huazim.