In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Isa Mustafa i çon selam Berishës, përmes Hotit

me 3 Korrik 2020 ora 18:11

U Kopjua

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, kryeministri Avdullah Hoti u prit edhe nga Sali Berisha.

Berisha në një postim thotë se diskutuan gjerësisht mbi rëndësinë jetike të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat, ku edhe Hoti i përcolli përshëndetje nga Isa Mustafa, shkruan Kosova.LIVE.

“Zoti Hoti me percolli urimet dhe pershendetjet e kryetarit te LDK zoti Isa Mustafa dhe une perfitova nga ky rast per ti derguar zotit Mustafa urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen e thelle per bashkepunimin miqesor e te frytshem qe kemi patur njeri me tjetrin dhe midis dy partive tona qe ne themelimim e PD e ne vazhdim”, shkroi Berisha.

Postimi i plotë:

Takim me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, zotin Avdullah Hoti!

Te dashur miq, sot pata nnje takim me kryeministrin e Kosoves, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Ne kete takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese ne detyren e larte dhe misionin tejet te rendesishem te Kryeministrit te Republikes se Kosoves qe i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Gjate takimit diskutuam gjeresisht mbi rendesine jetike te bashkepunimit midis dy vendeve tona dhe per projektet kryesore qe mund te ndermerren ne te gjitha fushat ne kuadrin e ketij bashkepunimi bilateral por edhe rajonal.

Zoti Hoti me percolli urimet dhe pershendetjet e kryetarit te LDK zoti Isa Mustafa dhe une perfitova nga ky rast per ti derguar zotit Mustafa urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen e thelle per bashkepunimin miqesor e te frytshem qe kemi patur njeri me tjetrin dhe midis dy partive tona qe ne themelimim e PD e ne vazhdim.

Takimi ishte i hapur dhe kaloi ne frymen e mirekuptimit te plote. sb