Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, teksa ka theksuar se ka arritur ta takojë ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ai tha gjithashtu se gjatë përfundimit të takimit me Veselin aty arriti edhe Hysni Gucati.
Sejdi Hoxha tha gjithashtu se gjatë daljes nga objekti i Speciales në Hagë takoi edhe Pjetër Shalën.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, ditë më parë i ka vizituar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.