In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ish-futbollisti turk tregon si u shërua nga koronavirusi për dhjetë ditë

me 15 Prill 2020 ora 12:49

U Kopjua

Ish-portieri i Barcelonës, Rustu Recber, e ka dhënë një intervistë për të rrëfyer për betejën e tij me koronavirusin, përderisa mbetet edhe më tutje i izoluar në shtëpinë e tij në Stamboll. Ai ka thënë se brenda dhjetë ditësh ishte shëruar shkaku i trajtimit që mori nga stafi mjekësor në Turqi.

Para rreth tre javësh, futbollisti turk kishte bërë të ditur se kishte dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, mirëpo tashmë është shëruar nga ky virus dhe e ka dhënë një intervistë për AS për ta rrëfyer përvojën e tij.

“Kjo sigurisht se është e vërtetë. Unë mora trajtim shumë të mirë nga ekipet mjekësore lokale dhe mora trajtimin e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë për dhjetë ditë”, ka thënë Recber.

“Natyrisht, ndihma nga njerëzit më të afërt dhe më të dashur është e paçmueshme. Ne gjithmonë e kemi ditur se do ta fitonim këtë betejë dhe, në fund, u frikësuam shumë, por jam shumë i lumtur që e kam kaluar këtë virus”.

“Gjatë kësaj kohe më ndihmoi edhe mbështetja që mora nga Barcelona. Edhe Carlos Naval e edhe Chemi Teres më uruan shërim të shpejtë. Në këto momente, këto detaje të vogla kanë rëndësi dhe nuk harrohen kurrë”.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë mbështetje të Barcelonës në një kohë kur unë mund të kisha vdekur në duart e koronavirusit”.

Rustu Recber është futbollisti me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Turqisë, me gjithsej 120. Ish-portieri legjendar kishte debutuar në vitin 1994 dhe së fundi luajti në vitin 2012, para se të pensionohej.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për dy klubet gjigante të Stambollit, Besiktasin dhe Fenerbahcen, përderisa i kishte bërë edhe katër paraqitje për Barcelonës gjatë viteve 2003-2006.