Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ish-kapiteni i Manchester Cityt firmos me klubin ku nisi karrierën

09:42 / 28 Qershor 2022

U Kopjua

Pas 9 vitesh me fanellën e Manchester City-t, ku fitoi shumë dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit, Fernardinho vendosi të rikthehet në shtëpi, pasi u prezantua mbrëmjen e djeshme në klubin ku e nisi karrierën, Atletico Paranaense.

Një rikthim në shtëpi pas plot 17 vitesh, për mesfushorin 37-vjeçar, që u rrit pikërisht te Paranaense dhe debutoi aty me ekipin e parë, duke luajtur tre sezone në periudhën 2002-2005.

Më pas u transferua te Shakhtar Donetsk, ku qëndroi deri më 2013-ën, për t’u bashkuar me Manchester City-n, ku fitoi sërish titullin kampion në maj dhe vendosi të largohet nga Europa, për t’u kthyer në shtëpi.