In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ish-Ministri i Financave thotë se Kosova po rrësheqet drejt dështimit

me 5 Korrik 2020 ora 14:44

U Kopjua

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislmi, po thotë se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, po shkatërron të gjithë progresin e arritur nga qeverisja 52 ditore e Albin Kurti, në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në një shkrim të gjatë në profilin e tij zyrtar, Bislimi ka numëruar, sipas tij, sukseset e qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa thotë se tashmë qeveria Hoti po e shpien Kosovën drejt dështimit nga një storie suksesi që ishte në luftimin e COVID-19.

‘Fatkeqësisht i gjithë ky progres u shkatërrua për më pak se një muaj keqqeverisje koti. Shifrat shëndetësore kaluan nga njëri ekstrem në tjetrin; pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan për mungesë dije dhe vullneti; ardhja e diasporës u vështirësua dukshëm (deri në pamundësim të plotë) vendimet për ndërprerje të keqqeverisjes nëpër ndërmarrje publike dhe misione diplomatike u anuluan; mbulimi i “kartonit të gjelbër” nuk u përmbush; dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk po mund kalojnë në parlament. Me aq lehtësi dhe me aq shpejtësi Kosova rrëshqiti nga një storie suksesi në shembullin e dështimit më flagrant të mundshëm të qeverisjes. Të vetmit që duket se po ndahen të kënaqur me këto zhvillime janë politikanët e kastës së korruptuar që e kanë sjellur vendin në këtë situatë, pseudoanalistët politikë si dhe përfaqësuesit e odave ekonomik të cilët nga sulmi frontal kundër qeverisë Kurti (përkundër sukseseve të dëshmuara) kanë kaluar në heshtje frontale përballë qeverisjes Koti (mbase falë dështimeve kolosale të saj)”, ka shkruar Bislimi.