In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ish-zëvendësi i Vitisë raporton për rastin e Agon Musliut, thotë se gjeti parregullsi në Qendrën e karantinës

me 23 Shtator 2020 ora 12:34

U Kopjua

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku në Komisionin Hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës u pyet për rastin e Agon Musliut.


Izet Sadiku tha se ka propozuar ndihmë psikologjike për të izoluarit në konvikt, kjo u bë më vonë tha ai.

Sadiku në Komision tregoi se informatën për gjendjen psiqike të Agon Musliu e ka marrë prej kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në ora 3 e 55 ka pasur telefonatë pre Hazirit i cili i ka treguar për shqetësimet psikologjike, Sadiu tha se i mori të dhënat zyrtare dhe ka kërkuar email zyrtare nga ai. Sadiku tha se në 3 e 59 e ka thirrur menaxherin, pastaj ia ka dërguar të dhënat e Agon Musliut dhe i ka treguar se Gjilani do u dërgojë email zyrtarë, në orën 4 e 6 minuta tregoi Sadiku se u lajmërua se do të mirren me këtë çështje.

“Në 3:55 më ka thirrë në telefon kryetari i Gjilani, më ka thanë Izet e kemi një qytetar që është ardhë dje dhe familjarët më kanë thanë që është vendosë në karantine dhe familajrët kanë thanë që ka shqetësime psikologjike, dmth po ka probleme psikologjike fëmiu gjatë komunikimit që kanë pasë me të, i kam thanë okej qomi të dhanat e qytetarit edhe të lutem qoe një email zyrtarë në qendër operative por une do i përcjellë edhe në ora 3 e 57 minuta kryetari i Gjilani mi ka dërgu të dhanat, në 3 e 59 e kam thirr menaxherin, doktor Valdetin i kam thanë që po t’i dërgojë të dhanat qysh mi ka dërgu kryetari i komuneës, copy paste, ia kam qu atina me mesazh “Agon Musliu, konvikti numër 7”, në 4 e 6 minuta ma ka kthy përgjigjien me tha okej se i kemi edhe disa të tjerë, unë kam kërku me ia dërgu një psikiatër“, deklaroi Sadiku në Komisionin Hetimor.

Gjatë dëshmisë Sadiku, ka thënë se në mars, kur e ka marrë detyrën për të mbikëqyrur karantinën, dhe ka shkuar për ta vizituar atë, ka gjetur parregullsi.

Një prej tyre ka thënë se ka qenë që të karantinuarit kur e kanë marrë ushqimin kanë pasur kontakt me vete. Ai ka thënë se këtë ka kërkuar që ta ndryshojnë.