In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Italia mund të zgjasë Gjendjen e Jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti

me 10 Korrik 2020 ora 17:23

U Kopjua

Qeveria italiane po mendon seriozisht që të zgjasë gjendjen e jashtëakonshme deri në ditën e fundit të këtij viti, në 3 dhjetor.

Ka qenë kryeministri Giuseppse Conte ai që ka deklaruar se qeveria italiane mund ta shtyjë deri në 31 dhjetor gjendjen e jashtëzakonshme, por ende nuk është marrë një vendim zyrtar.

Kjo deklaratë e kryeministrit italian është ndikuar edhe nga parashikimet e Komitetit Shkencor Teknik, i cili ka thënë se Italia mund të përbalet me një valë të dytë COVID-i.

Por deklarata e Conte-s ka sjellë edhe kundërshtimin e kreut të “LEGA-s” Matteo Salvini.

“Jo faleminderit. Italianët kanë treguar sens të përbashkët. Ata meritojnë besim dhe respekt, duan të jetojnë dhe të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret”, shkruan Salvini.