Jeta Statovci për takimin e Osmanit me Bidenit: Retorikat e opozitës për anti-amerikanizëm janë të kota

22:25 / 22 Shtator 2022

U Kopjua

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se takimi i Presidentes Vjosa Osmani me homologun amerikan, Joe Biden, është konfirmim i mbështetjes së SHBA-së që po ia jep Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se retorikat e opozitës për anti-amerikanizëm janë të kota.

“Takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me Presidentin amerikan, Joe Biden është konfirmim i mbështetjes që ky shtet po ia jep Republikës së Kosovës. Mbështetja nga administrata e re amerikane, është konfirmuar edhe me ardhjen në krye të shtetit të Presidentes Osmani, prandaj retorikat boshe të opozitës nuk mund ta zbehin këtë fakt”, ka shkruar Statovci në Facebook.