In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Zoti iu bekoftë

me 27 Nëntor 2020 ora 00:00

U Kopjua

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës”, me rastin e “Ditës së Falënderimeve”.

Njoftimin e ka bërë kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi.

Rexhepi ka prezantuar një pjesë të kësaj letre:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.null

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti i ruajtë trupat tona.

Joe Biden