In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor

me 16 Tetor 2020 ora 23:00

U Kopjua

Bokseri britanik Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt IBF, WBA dhe WBO më 12 dhjetor kundër bullgarit Kubrat Pulev.

Pulev është sfidues i detyrueshëm i Joshuas sipas versionit IBF. Meçi do të zhvillohet në palestrën O2 të Londrës, ka njoftuar Sky Sport të premten.

Joshua, në rast fitoreje, e hap rrugën për një përballje me Tyson Furyn, për ta përcaktuar kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.

Fury mban titullin WBC. Fury ndërkohë do të boksojë edhe vetë më 5 dhjetor, por që kundërshtari ende nuk i është caktuar.

Në fakt, meçi mes Joshuas dhe Pulevit ishte paraparë të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit në Londër. Por, për shkak të pandemisë globale Covid-19, lufta është shtyrë.16 tetor 2020, 22:53