In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Juventusi kërkon yllin e Premierligës

me 8 Korrik 2020 ora 14:33

U Kopjua

Juventusi raportohet se i është bashkuar garës me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit anësor të Wolves, Adama Traore, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediumi prestigjioz sportiv ESPN raporton se Adama Traore do të tentojë të largohet nga Wolves gjatë kësaj vere, nëse klubi anglez nuk arrin të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Kosova.LIVE

Ky lajm e ka alarmuar Juventusin, sipas ESPN, veçanërisht pasi Barcelona raportohet të mos jetë më e interesuar për transferimin e yllit të Premierligës.

Megjithatë, Juventusi përballet me konkurrencë nga Manchester City, të cilët e kanë bërë prioritet transferimin e një sulmuesi anësor këtë verë pas largimit të Leroy Sane, i cili u transferua në Bayern Munich.

24-vjeçari ka qenë një sukses i madh këtë sezon me katër gola dhe nëntë asiste për Wolves në të gjitha garat.

Ai do ta përforconte edhe më shumë frontin e Juventusit, pasi që Cristiano Ronaldo, Douglas Costa, Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado janë të gjithë mbi 29-vjeçarë.

Në anën tjetër, çmimi i Traores pritet të mos jetë aspak i ulët, pasi që ai i ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij dhe Wolves është në gjendje mjaft të mirë financiare.

ESPN raporton se Juventusi do të duhej t’i shpezonte deri në 89 milionë euro për ta sjellë Traoren në Torino.