In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Juventusi zbulon fanellën për sezonin e ri

me 30 Korrik 2020 ora 12:53

U Kopjua

Juventusi e ka publikuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2020/21, duke sjellë disa ndryshime të mëdha në krahasim me fanellën e klubit të këtij sezoni.

Sezoni 2019/20 e solli një ndryshim të madh në fanellat e Juventusit, pasi vijat e shpeshta bardhezi u shkëmbyen për dy blloqe të mëdha bardhezi, të ndara nga një vijë e hollë rozë në mes, transmeton Kosova.SPORT

Juventusi i është kthyer traditës me vijat më të shpeshta bardhezi për sezonin e ardhshëm, megjithatë ato s’do të jenë aspak tradicional.

Në lansimin e kësaj fanelle të re, të reklamuar në mes të tjerëve edhe nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, vërehet si vijat e zeza të fanellës nuk do ta kenë pamjen e njëjtë si zakonisht.

Fanella tashmë ka dalë në shitje në faqen zyrtare të klubit dhe ajo po shitet me çmim prej 129.95 eurove.