In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ka nisur ndarja e mjeteve për bizneset, Hoti: Jam i bindur se do ta përmbyllim këtë vit me pasoja të vogla

me 13 Tetor 2020 ora 18:20

U Kopjua

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka thënë se në dakordim me Ministrinë Financave ka filluar zbatimi i shpërndarjes së pakos për rimëkëmbje ekonomike për sektorin privat nga programi i rimëkëmbjes, raporton Ekonomia Online.

“Masat janë punuar në bashkëpunim me bizneset. Është menduar të ndërhyjmë direkt në ekonomi. Kriteret kane qenë të qarta në bazë të vendimit të qeverisë”

Ai tha se vendimi i Qeverisë ka qenë një vendim që siguron një gjithëpërfshirje të bizneseve në kuader të pakos për rimëkëmbje. 

“Komisioni ka nxjerrë listën për bizneset që janë kualifikuarnga kjo pako 36 mijë e 669 biznese. Përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla prej 60 milion euro”.

Ai shtoi se 15 mije e 500 biznese të cilët i kanë pasur të dhënat e përditësuara i kanë marrë 37. 30 milion euro. Shuma prej 60 milion eurosh janë në dispozicion . Janë shpërndarë 30 milion sot. Subvencioni shkon direkt në llogaritë bankare të bizneseve.

“Unë jam i bindur se do ta përmbyllim këtë vit me pasoja të vogla. Në bujqësi është duke u finalizuar procedura për subvencionim prej 24 milion euro”, tha Hoti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se është masë që po implementohet në kohë rekorde. Ai tha se tani janë  në proces 15 mijë e 500 ndërmarrje. Pritet që deri në nesër të kryhen të gjitha pagesat.

“Tani kemi marrë numrin e të punësuarve dhe mjetet u shkojnë bizneseve për ti paguar pagat për punëtorë. Ne kemi ndarë 60 milion për punëtorët. Tani pjesa më e madhe ka shkuar te bizneset e vogla”.