Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kamishi flet me deputetët e LDK’së e AAK’së para hedhjes në votim të Projektligjit për Trustin

me 23 Qershor 2022 ora 11:06

U Kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është parë duke diskutuar me kolegët e tij nga LDK’ja dhe AAK’ja, para se të hedhet në votim Projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti, raporton Kosova.LIVE.

Haxhiu, i cili është nismëtar i kësaj nisme, pas bisedës me kolegët nga partitë e tjera opozitare, është parë duke biseduar më pas me Kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin.

Ndryshe, kjo pikë ishte paraparë për seancën e djeshme, por shkaku i mungesës së kourumit, seanca u shty për sot në ora 10:00.

Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK’së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër kësaj nisme.