Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Këngëtarja serbe dha 10 mijë euro për të bërë versionin serb të këngës shqipe të Ronela Hajatit?

me 24 Maj 2022 ora 13:25

U Kopjua

Kënga e titulluar “Leje” nga Ronela Hajati, e cila u publikua vitin e kaluar, tashmë është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairovic.

Sipas “Kurir” kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”, e cila numëron shtatë milion shikime në platformën “Youtube”.

Madje, thuhet se kjo këngë nuk është vjedhur por është paguar, duke rënë dakord mes dy palëve.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë, shkruan Kurir.