In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kërkesat e Sanchezit, të papërballueshme për Interin

me 29 Korrik 2020 ora 20:20

U Kopjua

Alexis Sanchez mund të rezultojë vetë pengesa që ia pamundëson atij transferimin permanent nga Manchester Unitedi në Inter këtë verë, pasi që kiliani kërkon pagë të lartë, raporton gazeta britanike DailyMail.

Manchester Unitedi e transferoi Alexis Sanchez në formë shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan nga Arsenali, mirëpo kiliani nuk arriti të jetë aq mbresëlënës sa ishte pritur në Old Trafford, transmeton Kosova.LIVE.

Pasi nuk arrinte ta dëshmonte veten nëpër ndeshje, Sanchez e humbi vendin në formacion të parë dhe luante shumë pak minutë lojë, përderisa merrte pagë të lartë.

Me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford, Manchester Unitedi vendosi t’i largojë disa lojtarë, të cilët gjithashtu nuk ishin të kënaqur me minutat e lojës, ndër të cilët edhe Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku shkuan në Inter.

Sanchez u transferua te zikaltrit vetëm në formë huazimi, ndërsa ka kontratë edhe dy vjet me Manchester Unitedin, me pagë prej 560 mijë funtesh në javë.

Edhe pse ai është për momentin i huazuar te Interi, zikaltrit janë duke i paguar vetëm 150 mijë funte në javë, ndërsa pjesën tjetër e paguajnë Djajtë e Kuq.

Interi dëshiron ta blejë Sanchezin në formë permanente për shkak të formën së mirë që ai e ka treguar në klub, mirëpo paga e Sanchezit është e papërballueshme për Interin.