Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kërkohet bashkëpunim më i thellë ekonomik mes Kosovës dhe Izraelit

12:20 / 12 Korrik 2022

U Kopjua

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë lidhur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, por bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve nuk është i theksuar krahasuar me raportin që Izraeli e ka me vendet e tjera.

Ky ka qenë një nga konstatimet që u dhanë më 29 qershor, gjatë një konference të Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, raporton jns.org.

“Ka pasur një lojtar disi të harruar që ende nuk ka korrur shpërblimet e marrëdhënies së saj të re: Kosova. Ndonëse nuk njihet në seritë e Marrëveshjeve të Abrahamit, administrata e Trump shërbeu si agjente për Marrëveshjen e Uashingtonit”, thuhet në raportin e medias

Prej marrëveshjes së Uashingtonit, 4 shtator 2020, Kosova e kishte siguruar njohjen prej Izraelit, me zotimin që do ta çonte ambasadën në Jerusalem, lokacion i kontestuar mes Izraelit dhe Palestinës. Kosova e ka dërguar ambasadën atje.

Të njëjtin zotim e kishte dhënë edhe Serbia, porqë nuk është realizuar deri më tash.

E pos efekteve politike, po kërkon edhe ato ekonomike. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, gjatë kësaj konference ka kërkuar më shumë bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael.

“Puna e vërtetë fillon tani. Ne duhet të kalojmë në fazën tjetër, që është krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta me entitete të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në Izrael, por edhe në Shtetet e Bashkuara, për t’u lidhur, ndarë idetë, për të krijuar partneritete dhe për të hetuar fushat e mundshme të bashkëpunimit. Tashmë kemi shtatë kompani të njohura të Kosovës që janë regjistruar si anëtarë të plotë të Odës”, ka thënë Hyseni.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla.

Gjatë kësaj konference është përmendur edhe fakti që Kosova e ka shpallur organizatën Hezbollah të Libanit si terroriste.

Megjithatë, elementi ekonomik i vë në pah si diçka që po ecë  ngadalë.