In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Këshilli i Evropës pajisë me mjete shkollore 500 nxënës të komunitetit pakicë

me 16 Shtator 2020 ora 09:34

U Kopjua

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Programin ROMACTED të Këshillit të Evropës ka përmbyllur me sukses projektin për ri-integrimin e komunitetit RAE në komunën e Ferizajt, pjesë e planit të veprimit lokal.


Projekti ka qenë i fokusuar në komunikimin shtëpi më shtëpi për fëmijët e komunitetit, në mënyrë që të rikthehen bankave shkollore.

Për këtë komunikim kanë qenë të angazhuar tre mediatorë për 7 muaj radhazi.

Gjysma tjetër e projektit ka përfshirë shpërndarjen e pajisjeve shkollore për 500 nxënës të komunitetit në gjitha shkollat në të cilat mësojnë këta nxënës.

Këto pajisje janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Gjon Serreçi”, dhe shkollës së fshatit Mirash, Koshare, Dardani dhe Dubravë.