In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kështu do të duket vila e Xherdan Shaqirit (FOTO)

me 9 Shtator 2021 ora 12:30

U Kopjua

Vila e futbollistit Xherdan Shaqiri ka shkaktuar bujë të madhe në Zvicër.

Ndërtimi i saj është kundërshtuar nga banorët e Rheinfelden, të cilët ankohen se një objekt i madh si ai shkakton mungesë gjelbërimi dhe hije të madhe në lagje, si dhe e pengon dritën e diellit për fqinjët.

Po ashtu sipas tyre ndërtimi i saj e prish planin urbanistik.

Sipërfaqja e saj do të jetë 270 metra katrorë.

Sipas mediave zvicerane, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, kërkesa e Shaqirit është duke u shqyrtuar nga komuna dhe pritet ta marrë miratimin.

Plani i ndërtimit është realizuar nga arkitekti Ernico Kyburz. Faqja arkitekturbasel.ch ka publikuar disa fotografi se si do të duket vila e Xherdan Shaqirit.