In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Këta do të jenë tre ministrat e NISMA-s në qeverinë Hoti

me 31 Maj 2020 ora 08:59

U Kopjua

Në Qeverinë e re të Avdullah Hotit, hise do të ketë edhe Nisma Socialdemokrate, me tri poste ekzekutive.

Nisma tashmë ka zgjedhur se cilat ministri do t’i udhëheqë.

Endrit Shala nga kjo parti konfirmoi se Nisma do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Mirëqenies Sociale, si dhe katër zëvendësministra.

“Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra. Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Për postet ministrore të Nismës janë përmendur Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.