Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres sot homologun e tij, Edi Rama, njofton Kosova.LIVE.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën e sotme, transmeton Kosova.LIVE
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.
Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.
Më poshtë agjenda e plotë:
