In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Klopp nuk do t’ua jap rastin lojtarëve të rinj vetëm si dhuratë për ta

me 3 Korrik 2020 ora 19:49

U Kopjua

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka paralajmëruar lojtarët e rinj të skuadrës se nuk do t’u ofrojë paraqitje në Premier League në formë të “dhuratës për krishtlindje”, pasi skuadra ka fituar titullin e kampionit.

Skuadra e Kloppit të enjten është turpëruar 4:0 nga Manchester City, në ndeshjen e parë pas sigurimit të titullit për të cilin është pritur 30 vjet. Humbja e ka mërzitur Kloppin.

Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe shumë rekorde për t’u thyer. Klopp ka mohuar mundësinë që t’u ofrojë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj si Neco Williams dhe Harvey Elliott.

“Nuk mendoj se pyetje të tilla do t’i bëhen Frank Lampardit të Chelseat, Ole Gunnar Solskjaerit të Manchester Unitedit dhe të tjerëve”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp të premten.

“Ne jemi kampionë tash dhe duhet të sjellim lojtarët e rinj, t’u japim rast? Kështu që kur të humbasim ndeshjet, të gjithë do të na thonë se kemi humbur fokusin, nuk kemi bërë këtë, nuk kemi bërë atë. Ne duam të fitojmë ndeshjet, lojtarët më të mirë duhet të jenë në fushë. Nëse lojtarët e rinj janë pjesë e lojtarëve më të mirë atëherë ata do të jenë në fushë. Ata janë aq afër, ata janë vërtetë të mirë dhe ata janë e ardhmja jonë. Por ata nuk do të luajnë vetëm pse unë dua t’i shoh në ndeshje të Premier Leagues. Ne nuk ofrojmë ndeshjet e Premier Leagues si ‘dhurata për krishtlindje’”, ka theksuar Klopp.

Skuadra e tij duhet të fitojë pesë prej gjashtë ndeshjeve të mbetura për të thyer rekordin e Manchester Cityt prej 100 pikëve, të dy viteve më parë. Liverpooli po ashtu synon të bëhet ekipi i parë i Premier Leagues që i fiton të gjitha 19 ndeshjet si vendas në një edicion.

“Ne nuk po mendojmë për edicionin e ardhshëm. Kemi shumë gjëra për të arritur. Ne kemi gjashtë ndeshje dhe e kemi parë në ndeshjen e mbrëmshme se sa e vështirë është. Është e jashtëzakonshme që jemi në këtë pozitë. Ne kemi pasur dëshirë dhe nuk do të ndalemi. Nëse dëshironi të arrini diçka të veçantë, ju duhet të jeni 100 për qind në të gjithë këto situata. Ne nuk duam të humbasim 4:0, por do të mundohemi të përdorim informata nga mbrëmja e kaluar. Qasja jonë ishte brilante natën e kaluar. Thjesht nuk ishim të fokusuar në katër momente. Nuk kemi humbur shumë ndeshje në dy vitet e fundit, por ne kemi humbur disa dhe gjithnjë jemi ndier keq. Gjithnjë i kemi shfrytëzuar ato për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Klopp.