In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Koalicioni i mosbesimit VV – LDK

me 7 Dhjetor 2019 ora 22:31

U Kopjua

Qendrimet politike te shprehura nga eksponentët e LVV-së dhe LDK-së, pas dështimit të tentimit të parë për ndarjen e pergjegjesive institucionale, kanë vetem një përshkrim – mosbesimin e partnerëve të ardhshëm qeverisës.

LDK nuk i beson LVV te udheheq me githa ministrite qe lidhen me sundim te ligjit. Po ashtu, LDK nuk i beson LVV qe tema e zgjedhjes se Presidentit te ri te adresohet jashte marreveshjes per qeverine dhe Kuvendin.

LVV nuk i beson LDK te udheheq me MPB nga frika se do te “sabotoj” luften kunder krimit dhe korrupsionit.

Sic duket, gjithe ai bashkepunim opozitar dhe bashkerendim per programin qeverises nuk kane arritur qe te ndertojne mirebesimin mes partnereve te ardhshem qeveritar.

Formimi i institucioneve te reja ne themelet e mungeses se besimit mund te perkthehet ne qeverisje te perbashket afatshkurte. Pergjegjesia kryekeput per kete deshtim eshte tek figurat kyce te LVV dhe LDK.