In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Konjufca tregon planet e VV-së pas rrëzimit të Qeverisë

me 26 Mars 2020 ora 22:41

U Kopjua

Minstri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë, Lëvizja Vetëvendoje ka dy plane përpara.

“Për Vetëvendosjen janë dy plane përpara: Plani i parë është për shëndetin e qytetarëve, kjo është prioriteti është shëndeti I njerëzve derisa te kalojmë këtë pandemi. Plani i dytë është  zgjedhje për popullin e Kosovës për me mujt me na vlerësu të gjithëve”, ka thënë Konjufca në emisionin DESKU të KTV-së.

Ai më tej, ka treguar që VV nuk do të kërkojë zgjedhje në këtë kohë të pandemisë.

“Menjëherë si të përfundoj lufta me koronavirusin do të kërkojmë zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbrëmë me 82 vota për dhe 32 kundër u rrëzua Qeveria Kurti. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 20 mars pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm.