Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kontroll i rreptë, zbulohen masat për tifozët që do futen sonte në “Air Albania”

me 25 Maj 2022 ora 16:06

U Kopjua

Finalja e sotme mes Romës dhe Feynordit e vlefshme për Conference League do shoqërohet edhe nga një protokoll mjaft i rreptë. Sfida fillon në orën 21:00, ndërsa futja e tifozëve në stadium do fillojë rreth orës 18:00. Kapaciteti i stadiumit “Air Albania” pritet të jetë afro 20 mijë persona.

Kush do të hyjë brenda në stadium, do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda, tifozët do të jenë tëpajisur me një biletë elektronike.

Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm.

Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hoteli “Rogner”.

Aty do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjërat e tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat laser, shishet e ujit ose pije të tjera.