In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Koordinatori Zafir Berisha e zbulon më në fund: Facebook-u im u hakua në Nish të Serbisë

me 23 Shtator 2020 ora 08:30

U Kopjua

Koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka thënë se derisa ishte duke e ndërruar paswordin e Facebook-ut të hakuar ka vërejtur se para 17 orëve i është hapur ky rrjet social në Nish të Serbisë kohën kur ka qenë duke udhëtuar nga Prizreni për në një emision televiziv.


Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë siç pohon propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbis, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Të nderuar miq,

Besoj se e dini që dje para orës 21 dikush ka hakuar fb tim, mirpo ajo që dëshiroj ta ndaj me ju, janë disa të dhëna interesante për këtë rastë!

Sot pasdite duke e ndërruar paswordin e fb, një e dhën intetesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbis (foto 1) kohën kur unë kamë qenë duke u pregadituar për me udhëtuar nga Prizreni për në një emision teliviziv! Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejn propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbis”!

Për kurreshtjen tuaj po i bashkoj edhe disa foto të cilat tregojn se shkrimin që e kanë bërë ata që e kanë hakuar fb tim, kush e ka shpërnda në mesin e qindra “share” … dhe pastaj vlersone vetë!

Zafa