In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Koronavirusi: Çfarë do të ndodhë me Serinë A, Championsin e EURO 2020

me 10 Mars 2020 ora 13:25

U Kopjua

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, lajmëroi që Italia do të vendoset në karantinë deri më 3 prill. Por çfarë ndikimi do të ketë kjo gjë në botën e futbollit?

Vendimi për t’i suspenduar të gjitha eventet sportive – përfshirë këtu edhe Serinë A, erdhi pas një tjetër ngritjeje në numrin e rasteve me koronavirus në Itali gjatë ditëve të fundit, transmeton Kosova.LIVE.

Gazzetta dello Sport shkruan sot se klubet do të kenë mundësi të vazhdojnë me zhvillimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve në garat evropiane, të cilat janë planifikuar të mbahet para 3 prillit.

Por, në Serie A, dekreti i ri i qeverisë bënë që klubet t’i humbin edhe dy xhiro të reja të Serisë A, përderisa Federata e Futbollit e Italisë tani duhet ta bëjë një plan të ri për agjendën pas 3 prillit.

Gazeta italiane thekson se Federata e Futbollit e Italisë nuk e ka të përcaktuar në statut se çfarë duhet të ndodhë në raste të tilla.

Probleme më të mëdha do të shkaktohen nëse sezoni i Serisë A s’do të mundë të përfundohet, pasi që pastaj nuk do të dihet se kush bie dhe kush promovohet dhe si mund të shpallet ndonjëri klub kampion.

Koronavirusi është përhapur edhe në Evropë, mirëpo, për momentin, garat evropiane – Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve – do të vazhdojnë si zakonisht, përkundër që disa prej ndeshjeve është vendosur të zhvillohen pa tifozë në stadium.

Nëse ndodh më e keqja, sipas Gazzetta dello Sport, disa prej skuadrave, veçanërisht ato italiane, do të duhet t’i luajnë ndeshjet si vendas në territor neutral.

Sa i përket Kampionatit Evropian 2020, ku njëra ndër vendet nikoqire është Italia, është ende shumë herët për të vendosur, sipas gazetës italiane.

Italia e ka propozuar shtyrjen e EURO 2020, por në fund vendimi t’i takojë UEFA-s dhe qeverive e autoriteteve të futbollit të vendeve pjesëmarrëse. /Kosova.LIVE/