Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur kampanjën e re në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kundërshtari i parë i “Dardanëve” në kuadër të grupit 2, Liga C ishte Qipro.
Në ndeshjen e zhvilluar në “AEK Arena” në pasditën e sotme, Kosova triumfoi 0:2 në Larnaca.
Në pjesën e parë, qipriotët ishin më kërkues, derisa mysafirët nga Kosova bën një paraqitje të dobët.
Në pjesën e dytë, gjërat morën kahje tjetër, ku Kosova sulmonte vazhdimisht dhe shënoi dy gola.
Fillimisht, në minutën e 65-të, Valon Berisha realizoi për 0:1, teksa në minutën e 78-të, Edon Zhegrova vulosi fitoren e Kosovës.