Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kosova gati t’i ‘eksportojë’ mbi 4 miliardë euro sivjet

08:37 / 11 Korrik 2022

U Kopjua

Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti ka paralajmëruar se deficiti tregtar mund të kapë një shfër rekord sivjet në Kosovë. Sipas tij, bilanci negativ tregtar i Kosovës, mund ta kalojë shifrën 4 miliardë euro, shkruan Kosova.LIVE.

“Koncept thelbësor në ekonomi është bilanci. Në tregtinë ndërkombëtare, të flasësh për eksport pa folur edhe për import është sikur tek buxheti të flasësh vetëm për të hyrat pa i përmendur shpenzimet. Andaj, sikur tek buxheti që rëndësi thelbësore ka bilanci buxhetor, edhe në tregtinë ndërkombëtare rëndësi thelbësore ka bilanci tregtar”, ka shkruar Jakurti në një postim në rrjetet sociale.

“ E bilanci tregtar në Kosovë është negativ dhe rrugës për të qenë historik, meqë këtë vit deficiti tregtar në mallra lehtësisht mund ta kalojë shifrën prej 4 miliard euro.”, ka theksuar më tutje ai.

Kosova vazhdimisht ka një shkallë të lartë të importeve nga jashtë, kurse eksporti pavarësisht disa rritjeve që janë shënuar, mbetet në nivele modeste, për shkak të fuqisë së dobët prodhuese në vend.