In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kosova investon më shumë në arsim se sa Serbia dhe Shqipëria por rezultatet janë më të dobëta

me 3 Dhjetor 2019 ora 15:58

U Kopjua

Kosova investon rreth 15 përqind të shpenzimeve në Arsim dhe ka dalur e treta nga fundi në testin e PISA-së, ndërsa Shqipëria dhe Serbia që investojnë 7,5 përkatësisht 9,0 përqind renditen shumë më mirë se sa Kosova në këtë test shkruan Kosova.live

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK(Agjencia e Statistikave e Kosovës), qeveria e kaluar e drejtuar nga Ramush Haradinaj ndau 4,1 përqind të GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për tu shpenzuar nga MASHT në krahasim me 3,9 përqind të ndara nga Serbia për Ministrinë e Arsimit të shtetit të saj dhe prapë se prapë rezultatet e Kosovës në krahasim me ato të fqinjëve lënë për të dëshiruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e drejtuar gjatë mandatit të fundit nga Shyqeri Bytyqi nuk ka dalur ende me komunikatë zyrtare.

Eksperti i fushës, Dukagjin Pupovci ka vlerësuar se gjendja është e keqe por jo e papritshme dhe sipas tij fajet i kanë institucionet përkatëse: “Rezultati është vërtetë zhgënjyes, por nuk është befasues, sepse është pak a shumë në nivelin e gjeneratës së kaluar me disa përmirësime të vogla në pikë në fushën e leximit dhe matematikës, por edhe me keqësim të pashpjegueshëm në fushën e shkencave të natyrës. Sidoqoftë as këto përmirësime nuk paraqesin ndonjë peshë statistikore, jemi aty ku kemi qenë. Unë konsideroj se ky është rezultat i pritshëm pasi që nuk është punuar në përmirësimin e gjendjes është punuar në hartimin e planeve për përmirësimin e gjendjes dhe në proklamimin se do të përmirësohet gjendja, mirëpo kur ka ardhur puna tek veprimet praktike është bërë shumë pak ose aspak”

Ku qëndron problemi nuk dihet ende, por renditja e Kosovës në PISA për këtë vit lë për të dëshiruar.