In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kosova me 12 atletë në Kampionatin Ballkanik U20

me 10 Shtator 2020 ora 21:49

U Kopjua

Federata Atletike e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në Kampionatin Ballkanik për grupmoshën U-20.

Federata njofton se do të jenë në total 12 atletë nga vendi që do të garojnë në Stamboll të Turqisë më 12 dhe 13 shtator. Ky do të jetë kampionati i 50-të për 20-vjeçarët, transmeton KOHA.

Ekipi përfaqësues i Kosovës në atletikë ka udhëtuar në Stamboll dhe do të garojë në 11 disiplina.

Muhamet Ramadani dhe Alaudin Suma garojnë në hedhje të gjyles dhe diskut ndërsa të tjerët do të garojnë në vrapime. Veç Kosovës, do të marrin pjesë edhe 12 shtete tjera: Shqipëria, Armenia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Në kampionatet e kaluara ballkanike, Kosova ka fituar medalje.