In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Kosova tjetër

me 5 Mars 2020 ora 14:04

U Kopjua

Shkruan: Hysen Beqa

Kryeministri i Kosovës z.Kurti, para pak ditëve ka kërkuar nga bizneset private të rrisin pagën minimale në 350 euro. Padyshim, një kërkesë e drejtë dhe shumë e nevojshme për të punësuarit në sektorin privat. Kjo këshillë sigurisht, se duhet dhe do të regullohet me ligj. Por, cfarë më shqetëson në këtë sektor dhe pronarët e firmave private është fakti se disa prej tyre kanë filluar zbatimin e kërkesës së kryeministrit me deklarata tepër quditëse (per mua).

I pari, pronari I industrise së mishit “Meka Halal Food” E fillon deklaratën kështu: Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit! Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë! ………. kam vendosë që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time…..! Rasti I dytë, një mjek e pronar I një ordinance stomatologjike njofton se ka filluar të zbatoj kërkesën e kryeministrit me këto fjalë: “Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit! Unë si pronar i Klinikês Stomatologjike “MiciDent” dhe si perkushtues maksimal ndaj profesionit tim dhe që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë”, dhe shton se ka filluar te zbatoj kërkesën e kryeministri për pagen minimale 350 euro. Ndërkohë,një qytetar “Shqiptar” kishte komentuar: Allahu e lartësoftë Albinin, sepse shejtanët tonë dhe ndërkombëtarë po mundohen ti bëjnë kutha etj,etj…!

Pyetja ime për të tillë “biznesmen”: a nuk egzistonte All-llahu deri tani? Uroj, që marrëveshja Kosovë-Serbi të mos ketë nevojë edhe për ndonjë përfaqësues të Talebanëve!