Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin

me 23 Qershor 2022 ora 12:06

U Kopjua

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “është e domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit”, sipas tij “kjo është kërkesë ekskluzive dhe nevojë e qytetarëve”.

Ai iu ka kërkuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta votojnë Projektigjin për Trustin, duke shtuar se “për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin”.

Gjatë fjalimit të tij, të enjten në Kuvendin e Kosovës, kur po zhvillohet seanca për Trustin, Krasniqi ka thënë se kjo Qeveria nuk ka ndërmarrë masa për gjendjen ekonomike në vend.

“Do të duhej të kishit përgjegjësi për gjendjen aktuale”, ka thënë Krasniqi.

Ka përmendur inflacionin në Kosovë, duke e cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), të cilat tregojnë që inflacioni është 12 për qind, por shkon te 25 për qind për produktet esenciale.

“Rritja e inflacionit do të vazhdojë, çdo parashikim e sheh këtë”, ka alarmuar Krasniqi.

Për këtë i ka kërkuar Qeverisë së të ndërmarrë masa.

“Kemi një parti të deklaruar të majtë, por po del të jetë e majmë në bazë të deklarimit të pasurisë”, ka shtuar kryetari i PDK-së.

Projektligjin për Trustin e ka propozuar PDK-ja dhe mbështetet nga pjesa e tjetër opozitës.

Për këtë propozim, Krasniqi gjithashtu tha se “mund ta bëjnë një amendament që më të mos preket Trusti”.

“Por tash njerëzit kanë nevojë”, ka theksuar kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë.