In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“KREDIBILITETI I GJYKATËS SPECIALE ËSHTË PLOTËSISHT NË PIKËPYETJE”

me 22 Shtator 2020 ora 19:05

U Kopjua

Juristi Valon Hasani ka vlerësuar se me rrjedhjet në mënyrë të tillë të ”dosjeve sekrete”, është vënë në pikëpyetje kredibiliteti i Gjyktës Speciale.

Madje sipas Hasanit, edhe argumenti se Gjykata Speciale duhet vendosur në Hagë, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, tashmë nuk qëndron.

“Vet arsyeja e krijimit të Gjykatës Speciale ka qenë mbrojtja e informacioneve dhe njëra prej arsyeve kryesore që e gjithë kjo Gjykatë dhe Prokuroria janë zhvendosur në Hagë, ka qenë ruajtja e konfidencialitetit”, ka thënë Hasani në Info Magazine, shkruan Insajderi.

“Mirëpo me këto zhvillimet e fundit, sidomos me këto tri dërgesat që erdhën, i gjithë ky argument, që është përdorur për ta zhvendosur gjykatën në tërësi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, bien në ujë”.

“Sepse kredibiliteti i Gjykatës Speciale sa i përket ruajtjes së informacionit tashmë është plotësisht në pikëpyetje”.

Ndërsa lidhur me autorësinë e rrjedhjes së këtyre dosjeve, hedh dyshime se mund të jenë nga ‘familja e Dhomës së Specializuar’.

”Është çështje e tyre por edhe e organeve tona kompetente që ta hetojnë se si kemi rrjedhje kaq të madhe të informacionit tek Organizata e Veteranëve të Luftës”.

”Por, vet fakti që pas çdo dërgese kemi ndërhyrjen nga ana e Prokurorit të Specializuar, kjo flet se ata janë të interesuar të mos shpërndahet më tutje ky informacion”.